Mes frikës që kanë ngjallur përplasjet e krerëve të Republikës Srpska me të dërguarin ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, zyra e Prokurorit të përgjithshëm të vendit njoftoi lëshimin e një urdhër ndalimi për presidentin e entitetit serb, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkovic dhe kryetarin e parlamentit rajonal Nenad Stevandic, me qëllim marrjen e tyre në pyetje
Akuzat ndaj tyre është se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.
Të gjitha këto ndryshime janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet ta diskutojë sot draft-kushtetutën e këtij entiteti, një tjetër lëvizje secesioniste kjo nga autoritetet e këtij entiteti, të cilat kanë miratuar tashmë ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska, e që hynë në fuqi javën e kaluar.
Top Channel