Opozita e qendrës së djathtë të Groenlandës ka fituar zgjedhjet e parlamentare, në trysninë e premtimit të Presidentit Donald Trump për të marrë territorin autonom të Danimarkës.
Me më shumë se 90% të votave të numëruara, partia Demokraatit – e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë – po merr gati 30% të votave, thonë zyrtarët zgjedhorë.
Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e divorcit nga Kopenhagen dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, është e dyta në sondazh me rreth 25%
Inuit Ataqatigiit (IA) i kryeministrit Mute B Egede – gjithashtu një parti pro-pavarësisë, është i treti me mbi 21%.
Groenlanda, ishulli më i madh në botë, midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik – është kontrolluar nga Danimarka, gati 3,000 km larg, për rreth 300 vjet.
Rreth 44,000 groenlandezë nga një popullsi prej 57,000 kishin të drejtë të votonin për të zgjedhur 31 deputetë, si dhe qeverinë lokale. Gjashtë parti ishin në fletëvotim.
Partia Siumut – partnerja e Egedes në një koalicion qeverisës të krahut të majtë aktual, është në vend të katërt me afro 15% të votave.
Dy partitë e tjera janë shumë prapa, me Atassut me 7%, dhe Qulleq me pak më shumë se 1%.
Votimi u zhvillua në 72 qendra votimi të shpërndara në të gjithë ishullin e gjerë.
Top Channel