Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve kulturore për muajin gusht, Bashkia Elbasan organizoi pasditen e djeshme një shfaqje të veçantë për fëmijët në ambientet e Parkut “Rinia”.
“Elefanti që donte të fluturonte” solli humor, fantazi dhe emocione të bukura, duke i dhuruar të vegjëlve dhe prindërve një eksperiencë të paharrueshme. Kukulla, të qeshura dhe duartrokitje të zjarrta mbushën parkun, duke e kthyer atë në një skenë të gjallë gëzimi dhe loje.
Bashkia Elbasan vijon të sjellë aktivitete për të gjitha grupmoshat, duke e kthyer gushtin në një muaj feste për qytetin.