Në Njësinë Administrative Shushicë u zhvillua takimi I radhës I Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me banorët e zonës, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje. Nëtakim morën pjesë gjithashtu Kryetari I Këshillit Bashkiak, LutfiLala, Kryetari I Njësisë Administrative Sokol Sinani,  përfaqësues të këshillit dhe banorë të fshatrave të njësisë.

Kreu I bashkisë Llatja theksoi se Bashkia Elbasan ka hyrë në njëfazë të re investimesh, me mbështetje nga qeveria dhe fonde tësiguruara përmes lobimit vendor.

“Prioritet për vitin e ardhshëm është lidhja e Shushicës me urëne Byshekut dhe ndërtimi I bypass-it, që do ta kthejë Shushicënnë një lagje të Elbasanit. Kemi projekte të rëndësishme në infrastrukturë, në arsim dhe nësistemet e ujitjes e energjisë,” deklaroi Llatja.

Ai shtoi se brenda nëntorit do të nisin punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Shushicë, ndërsa po punohet edhe përnjë shkollë shtesë në Hajdaran.

Kryebashkiaku Llatja vuri në dukje se Bashkia Elbasan popunon për zgjidhjen përfundimtare të problematikave tëmbetjeve në zonat rurale. “Kemi nisur fazën e parë me vendosjen e koshave dhe pritet tëmbërrijnë edhe 200 të tjerë, bashkë me mjetet e reja tëpastrimit.”, theksoi Llatja.

Kryetari I Këshillit Bashkiak, Lytfi Lala, vlerësoi punën e bërëgjatë vitit 2025 dhe bashkëpunimin me qytetarët. Ai theksoi se sibashki dhe këshill janë të angazhuar të japin llogari për çdoveprim dhe investim të bërë.

Në përmbyllje të takimit, banorët votuan për prioritetet kryesoretë investimeve që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026, nëpërputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre më emergjente përzonën.