Një firmë të bën të lumtur dhe kjo firmë tani mund të arrijë. Të paktën kështu është për Juventusin që ka vendosur të luajë në sulm duke thyer çdo rezistencë të mundshme; Kenan i do bardhezinjtë, por këta të fundit duhet të kthehen të jenë dominues.
Viti i ri hapet me një përshpejtim në lidhje me cështjen e rinovimit të Yildiz. Ai shënon gol, jep asist dhe shikimet mbi të nga bota e futbollit shtohen gjithnjë e më shumë. Futbollisti turk është shndërruar në një prej profileve më të vlerësuar dhe Juventus po e vë re në çdo stadium; Premier League(Arsenal apo Liverool), Bundesliga(Bayern Mynih) dhe jo vetëm e kanë shënuar emrin e tij në listën e dëshirave duke e vendosur Juventusin, edhe pse në mënyrë indirekte, me shpatulla pas murit. Por gjithsesi nuk ka asnjë krisje raportesh mes Zonjës së Vjetër dhe futbollistit, nuk ka asnjë dëshirë për shkëputjen e kësaj lidhjeje të ndërtuar mbi besimin dhe respektin reciprok, por dicka duhet të lëvizë për të bllokuar që në fillim synimet e klubeve rivale
VLERA SIMBOLIKE-Çfare i kërkon Kenan Yildiz klubit ku u transferua kur ishte adoleshent, për të hedhur firmën e tij deri në 2030 apo deri në 2031? E para; një pagë që iu korrespondon cilësive të futbollistit në fushën e lojës. E dyta; një projekt teknik në mënyrë që klubi të konkurrojë me rivalët, pa u ndjerë si një surprizë nëse gjërat do të shkojnë mirë. Fillimi i 2026 është gati të tregojë për një klub të vendosur për të dhënë përgjigje pozitive dy pikëpyetjeve të Yildiz dhe të atyre që kujdesen për interesat profesionale të tij. Aspekti ekonomik thotë që njeriu i Juventusit të ketë një pagë prej 1.5 milionë euro neto në sezon, shifër kjo që me marrëveshjen e re mund të shkojë në 6 milionë euro, sa Jonathan David, ndërkohë që futbollisti më i paguar është Dusan Vlahovic. Përsa i përket projektit teknik, lëvizja e parë që mund t’i japë formë është rinovimi i Spallettit. Me fjalë të tjera; një pagë e katërfishuar dhe konfirmimi i trajnerit toskan përtej 8 muajve të parashikuar do të jenë ofensiva e Juventusit për të zhbllokuar cështjen e rinovimit të kontratës së Yildiz që prej kohësh është frenuar
KAPITENI I SË ARDHMES-Klubi dhe përfaqësuesit e fantazistit turk priten të mbyllin me sukses bisedimet, por që ende nuk po ndodh. Por në Continassa e kanë kuptuar që e gjithë kjo çështje nuk mund të zgjasë shumë. Yildiz ndjen një lidhje të fortë me Juventusin dhe mbrëmja e 22 tetorit të vitit të kaluar që e përjetoi si kapiten i skuadrës në ‘Santiago Bernabeuì ishte një nga ato momentet për t’u përfshirë në galerinë e kujtimeve dhe mes ëndrrave më të mëdha; Juventusi është prioritet i tij, por duke parë moshën dhe ambiciet, ai nuk mund të izolohet nga bota që e rrethon, sidomos nga klubet që kërkojnë shërbimin e tij. Javët e para të vitit të ri do të jenë ato vendimtare dhe tani topi është në fushën e drejtuesve të klubit që duhet të blindojnë yllin e tyre për të paralajmëruar konkurrentët për qëllimet e tyre për të ardhmen e futbollistit.
Top Channel


























