ATSH/ UEFA ka caktuar gjyqtarët irlandezë për ndeshjen Finlandë-Shqipëri, që do të luhet të shtunën, ndërsa arbitri kryesor do të jetë Rob Hennessy.

35-vjeçari Hennessy është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2017. Përveç ndeshjeve të kampionatit irlandez, këtë sezon ai ka drejtuar edhe dy takime në UEFA Conference League.

Përballja e së shtunës do të jetë e shtata mes Finlandës dhe Shqipërisë. Bilanci historik favorizon skuadrën finlandeze, e cila ka regjistruar katër fitore, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim dhe dy të tjera janë fituar nga kuqezinjtë.

Shqipëria do të synojë të përmirësojë bilancin në përballjen e radhës, në një sfidë që pritet të jetë e rëndësishme për kuqezinjtë.

/gj.m/j.p/