Rrasa ngriti 125 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa në shtytje realizoi 153 kg, rezultat që i siguroi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

Me 278 kg në total, sportisti shqiptar e mbylli garën në vendin e katërt në dygarësh.

Kombëtarja shqiptare merr pjesë në këtë kampionat me nëntë sportistë: gjashtë në kategorinë junior, dy vajza dhe katër djem, si dhe tre në kategorinë U-23, një vajzë dhe dy djem.

Garat vijojnë në ditët e ardhshme, ku Shqipëria synon të shtojë numrin e medaljeve. Enkeleda Carja do të garojë më 16 tetor, në orën 13:00, në Baterinë A të kategorisë deri në 69 kg.

Ndërsa Antonino Mullisi do të garojë në Baterinë A të kategorisë junior deri në 75 kg, po më 16 tetor, në orën 17:00.

Medalja e Rrasës shënon suksesin e parë të Shqipërisë në këtë kampionat europian, që vijon të zhvillohet në Durrës.

/gj.m/a.f/r.e/