Në ditët e ardhshme do të zhvillohet sfida mes Barcelonës dhe Maccabi Tel Aviv e vlefshme për javën e 20 të Euroleague në basketboll për meshkuj. Sfida është parashikuar të luhet në 6 janar me dyer të mbyllura, një vendim që klubi blaugrana e mori për motive sigurie dhe në mënyrë që ndeshja të zhvillohet në mënyrë të rregullt.
Por në Katalonjë janë kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje. Rreth 150 organizata sociale, sindikale dhe politike kanë bërë një manifestim ku shpjegonin se zhvillimi i ndeshjes është një formë e legjitimitetit të dhunës kundër Palestinës dhe e përdorimit të sportit për të mos shfaqur dhunimin e të drejtave të njeriut.
Edhe grupimet kryesore të tifozerisë së Barcelonës dolën me një komunikatë të përbashkët duke u ankuar për vendimin e zhvillimit të ndeshjes me dyer të mbyllura dhe i kërkojnë Euroleague përjashtimin e skuadrave izraelite. barcelona bëri të ditur se do te kthejë një pjesë të parave për abonentët dhe rimbursimin e plotë të biletave për ata që i kanë blerë.
Top Channel


























