Autoriteti i Konkurrencës (AK) hapi procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Sipas njoftimit të AK-së, ky hetim do të përfshijë periudhën nga 1 janari 2023, deri më 30 shtator të këtij viti.
AK njofton se, “pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri te konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës””.
Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1114, datë 04.10.2024 vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar për këto tregje.
/r.e/a.f/atsh