Prej nëntorit të vitit 2023 Z. Qose drejton Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ku ka treguar korrektësi në zbatimin e ligjit dhe përkushtim në shërbimin ndaj qytetarëve.

Adi Qose ka një eksperiencë të gjatë në administratë dhe në poste drejtuese në Elbasan dhe Tiranë, por për të besimi i dhënë nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama është përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer edhe më shumë qytetarëve të Elbasanit.

Megjithëse i ri në moshë, eksperienca e Z. Qose është e gjatë. Në vitin 2019 Qose ka qenë Shef Grupi në Drejtorinë e Përgjithshme të Task Forcës së Transportit Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës. Më tej Drejtor Kontrolli pranë së njëjtës Ministri.

Në vitin 2020, Adi Qose u emërua Shef Kabineti dhe më tej nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit.

Z. Qose përkrah Kryetarit të Bashkisë Z. Llatja ishin në krye të punëve në periudhën më të vështirë me të cilën është hasur ndonjëherë pushteti vendor, siç ishte periudha e pandemisë, duke qenë gjatë gjithë kohës në shërbim të qytetarëve.

Por gjithashtu Z. Qose drejtoi për rreth dy vite Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan.

Adi Qose ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi dhe që në rini të hershme të tij është angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Socialiste, por edhe në grupime vullnetarësh e organizatash joqeveritare të cilat në fokus të tyre kishin angazhimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në politikë dhe vendimmarje.