Në Gjermani sot mbahet takimi në kuadër të Procesit të Berlinit.
Takimi nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Në kuadër të këtij takimi, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Edi Rama Shqipëria pritet të nënshkruajë tre marrëveshje.
Në orën 14:15 do të ketë konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit
Agjenda:
08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit
Top Channel