Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim qytetin bregdetar.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit, para koncesionarit të Mercedes Benz, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po menaxhon trafikun, për të lejuara kalimin e mjeteve të tjera që duan të ikin në Durrës apo dhe në Rinas.
Aq i fortë ka qenë aksidenti saqë mjeti tip Toyota Yaris është kthyer në mes të autostradës, ndërsa një nga gomat i është këputur. Para saj, po në korsinë e shpejtësisë është një tjetër mjet i përfshirë në përplasje, i cili është shtypur komplet në pjesën e pasme.
Ndërkohë, në krahun e djathtë, janë aksidentuar dhe dy makina të tjera, një furgon dhe një fuoristradë tip Hyundai. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Policia.
Newsbomb