Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarja.
Deri më tani dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.