Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

 

 

26-vjeçari E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel