Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatibn Suç, ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys në një arë.
Si pasojë e aksidenti janë lënduar dy persona të cilët ndodheshin në mjet. Personat janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.