Kanë rënë në pranga dy drejtuesit mjeteve që shkaktuan aksidentin me vdekje të 25-vjeçares ditën e djeshme në Tiranë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Ervin Baçe 41 vjeç dhe Mevlan Abazi 41-vjeç.

Përplasja mes tyre gjatë aksidentit i ka marrë jetën Ariola Aliajt, 25 vjeçe e cila ishte duke ecur në këmbë me babain e saj.

25-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa babai i saj, Sadik Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në ‘’Bulevardin Blu’’ në Kamëz