Ka rënë në pranga 28 vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme tek ish-Dogana në Tiranë, ka përplasur një këmbësor.
Në pranga ka rënë shtetasi J. M., 28 vjeç.
Personi në fjalë aksidentoi një këmbësor, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
“Më datë 03.02.2021, rreth orës 17:20, tek Ish- Dogana, mjeti me drejtues shtetasin J. M., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia në lidhje me aksidentin.newsbomb