Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga policia në malësinë e Krujës dhe disa zona të Fushë-Krujës.  Policia nuk ka njoftim zyrtar për aksionin, por mësohet se synimi është zbulimi dhe asgjësimi i parcelave ku mund të kultivohet kanabis sativa.

Kontrolle mësohet se janë ushtruar ne sera e tunele në zonën e Niklës në Krujë dhe zona të tjera, ku edhe më herët janë evidentuar tentativa të kultivimit të bimëve narkotike.

Të dhënat për rezultatin mungojnë pas rezultati është ende në vijim.

/Ora News.tv/