Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi të Isa Mustafës, ku shihet duke nënshkruar marrëveshjen siç e quan ai, të “Zajednicës”.

Kjo marrëveshje sot shënon 5 vjetorin, por që në të u gjetën 23 shkelje kushtetuese.

“Sot janë mbushur pesë vjet prej kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Kjo marrëveshje i shtonte lidhjet horizontale të 10 komunave të Kosovës dhe e forconte lidhjen e tyre vertikale me Beogradin”, ka shkruar Kurti ndër tjera.

Postimi i tij i plotë:

5 vjetori i nënshkrimit të ‘Zajednicës’

Ditën që Gjykata Kushtetuese mori vendimin kundërshtues ndaj ‘Zajednicës’, më patën liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë. Me secilin nga shtatë kapitujt e saj, ‘Zajednica’ nuk përputhej me Kushtetutën në gjithsej 23 nene. Pra, jo në dy a tri nene, por në plot 23 nene të Kushtetutës. Asnjë serb i Kosovës asokohe nuk protestoi e as s’u ankua. Vetëm Beogradi dërgonte nota proteste.

Sot janë mbushur pesë vjet prej kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Kjo marrëveshje i shtonte lidhjet horizontale të 10 komunave të Kosovës dhe e forconte lidhjen e tyre vertikale me Beogradin.

Bashkësia e 14 komunave me shumicë serbe në Bosnje u formua më 26 prill 1991. Më 9 janar 1992, ajo bashkësi e shpalli pavarësinë kurse me 28 shkurt 1992 e miratoi kushtetutën e vet. Ndërkombëtarisht kjo iu njoh më 14 dhjetor 1995 në Marrëveshjen e Daytonit. ‘Zajednica’ ishte përpjekja e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës.

Nënshkrimet e shqiptarëve në fund nuk duhet të na hutojnë. Teksti i ‘Zajednicës’ ishte i shkruar serbisht. Në vijim janë disa probleme themelore të dokumentit të ‘Zajednicës’:

BOTA SOT