ATSH/ Kompania Albpetrol realizoi me sukses ankandin për shitjen e 48 mijë tonëve naftë bruto.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, fituesi i ankandit është shpallur kompania “Allum Enterprises”, e cila ka dhënë ofertën më të lartë.

Kompania fituese duhet të paraqesë pranë pranë Albpetrolt-it sigurimin e kontratës, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, konkretisht në vlerën 123.milionë lekë, siç parashikohet në dokumentet e ankandit si dhe të nënshkruajë kontratën brenda 15 ditëve .

Në ankand morën pjesë dy kompani, operatori ekonomik “Allum Enterprises” si dhe bashkimi i operatorëve ekonomik “R.B.H Beline” sh.a.
Realizimi me sukses i ankandit vjen në një moment shumë të rëndësishëm
për industrinë e naftës në Shqipëri.

Realizimi me sukses i kësaj kontrate do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Albpetrol, por edhe kompanive të tjera të prodhimit dhe përpunimit naftës në vend. Kjo pasi do të lirohen kapacitetet depozituese dhe do të rifillojë prodhimi i karburantit në vend dhe industria e naftës do të rikthehet në normalitetin e saj operacional. /a.gjonaj /a.g/