“Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha Sergei Erofeev, profesor në Universitetin Rutgers në New Jersey.

 

Sipas tij, një grup shkencëtarësh nga disa universitete që merren me çështjet e Rusisë propozuan kandidaturën e Navalny, raporton Meduza.

Në të njëjtën kohë, Erofeev nuk dha emra specifikë, por tha se ata janë shkencëtarë me famë botërore.

Çmimi Nobel jepet në Suedi në pesë drejtime. Procesi i emërimit fillon në shtator dhe përfundon më 31 janar të vitit pasardhës. Sipas rregullave të çmimit, shpallen vetëm emrat e laureatëve.

Kujtojmë që Navalny u helmua me një agjent nervor të quajtur Novichok. Akuzat bien mbi Kremlinin, por ende nuk ka diçka përfundimtare. Ai gjendet në një spital privat gjerman, pasi mori trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, mendohet se sasia e helmit që u përdor për ta vrarë Navalnyn, mund t’i lërë atij pasoja në zemër apo tru.newsbomb