ATSH – I. Vata/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha sot pas ndërprerjes për shkak të pandemisë COVID-19, rifilloi projekti i gjuhës angleze ligjore  për studentët e juridikut dhe gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës.

Ambasada e SHBA-së shprehet se “projekti i Gjuhës Angleze Ligjore, mbështetur nga ambasada amerikane, rifilloi orët mësimore për studentët e juridikut dhe gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, pas një ndërprerjeje për shkak të COVID-19″.

“Ata përdorën burimet dixhitale të Departamentit të Shtetit gjatë orëve të mësimit, të cilat përfshinin diskutime mbi Ligjin e Mjedisit dhe atë për të Drejtat e Njeriut”, shprehet Ambasada. /a.a/