Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe nuk do të tolerohen zgjedhje jo të lira e të ndershme apo shitblerja e votave. Ka qenë i qartë dhe i prerë qëndrimi i ambasadorëve teksa zhvilluan sot takime me drejtuesit politikë të partive politike në Elbasan.
Luigi Soreca” Ne do të donim të shihnim një fushatë të bazuar në programe dhe në nevojat e qytetarëve shqiptarë, pa sulme dhe pa intimiduar votuesit. Ua kemi përsëritur këtë mesazh lidërve që takuam dhe natyrisht dëgjuam këndvështirmet e tyre. për ne është e rëndësishmë që këto zgjedhje të jenë të lira të ndershme dhetransparente dhe të mos kontestohen. Kemi dëgjuar për blerjen e votave. Më lejoni të them që blerja e votave është krim i parashikuar në Kodin penalshqiptar, neni 328. Por mos harroni gjithashtu se shitja e votës eshtë krim i parashikuar në nenin 328, B. Ne do të jemi në vëzhgim të këtyre zgjedhjeve. Do të jemi 40 ekipe në terren në të gjithë vendin dhe këtu në Elbasan. Këto zgjdhje janë shumë të rëndësishme të radhë të parë për qytetarët shqiptarë porjanë të rëndësishme edhe për Bashkimin Europian dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Elisabeth Barsacq “Heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri.”
Peter Zingraf”Këto zgjedhje janë thelbësore për Shqipërinë dhe për Bashkimin Europian. Sa i përket akuzave të ngritura së fundmi për publikim të të dhënave përsonale të qytetarëve Soreca tha se këo akuza po hetohen dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj.”
Luigi Soreca”Ne e dimë që Komisioni për mbrotjen e të dhënave personale po heton dhe SPAK gjithashtu. është e rëndësishme që ata të hetojnë dhe të na tregojnë rezultatet, më pas do të japim mendimin tonë.’
Ambasadorët i cilësuan këto zgjedhje, test për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Luigi Soreca”Këto zgjedhje janë një test për Shqipërinë, janë test për çdo vend demokratik që inspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ne besojmë që kjo do të ndodhë dhe më pas ne vlerësimin tonë do ta bazojmë në raportin e ODIHR që do të dale dhe në bazë të këtij vlerësimin do të bëjmë vlerësimin tonë.”