/ATSH-DPA/ – Një kuti me artefakte të Epokës së Bronzit, të konsideruara “me rëndësi kombëtare”, u zbulua në Skoci.

Mariusz Stepien, 44 vjeç, e bëri gjetjen në një fushë afër Peebles duke përdorur një detektor metalik.

Gjetjet përfshinin një parzmore të plotë, duke lejuar ekspertët të gjurmonin shiritat që lidhnin unazat dhe kopsat.

Një shpatë, e datuar nga 1 000 deri 900 para Krishtit, ishte një gjetje tjetër.

“Kurrë më parë nuk kam parë diçka të tillë dhe kjo mund të jetë diçka spektakolare”, tha Stepien.

Ekspertët gjetën gjithashtu shirita të dekoruar, kopsa, unaza dhe zbukurime.

Kutia është dërguar në Qendrën Kombëtare të Koleksioneve të Muzeve në Edimburg.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm kombëtar”, tha Emily Freeman, drejtuese e Njësisë së Thesareve./ a.jor.