Numri i të vdekurve vazhdon të rritet në përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanase në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, pavarësisht një armëpushimi dhe paralajmërimeve të një krize humanitare.
Zyrtarët armenë në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut raportuan vdekjen e 17 ushtarakëve të hënën, duke rritur numrin e tyre të përgjithshëm në rreth 540 që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator.
Ndërkohë, autoritetet zzerbajxhanase nuk kanë bërë njoftime për viktima ushtarake, një tregues se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë, por ata raportuan të hënën për të paktën 31 vdekje të civilëve dhe qindra lëndime në mesin e popullatës civile.
Të dy vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi të ndrëmjetësuar nga Rusia të arritur katër ditë më parë, duke zbehur shanset e arritjes së një marrëveshje paqeje.
Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut pas bisedimeve në Moskë. Armëpushimi synon të lejojë të dyja palët të shkëmbejnë të burgosurit dhe të rikuperojnë të vdekurit.
Territori kryesisht etnik armen shpalli pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në vitin 1991 pas shpërbërje së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që i mori jetën rreth 30,000 njerëzve para një armëpushimi të arritur në vitin 1994. Megjithatë, pavarësia e këtij rajoni nuk njihet ndërkombëtarisht.newsbomb