Është arrestuar 29-vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, e cila drejtonte mjetin tip “Volkswagen” u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën jetën pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, Klevis Deda 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetën disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.