Drejtori i një banke të nivelit të dytë është arrestuar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është F. N. 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, 35-vjeçari duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë duke shpërdoruar detyrën i ka vjedhur klientit në llogarinë rrjedhëse shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi disa mujor pas denoncimit të klientit. Drejtori i bankës tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .