Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për të gjithë shoferët dhe qytetarët që lëvizin me automjete në këto ditë të ftohta dimri, me situatë të rënduar në shumë akse rrugore.
Edhe pse reshjet kanë ndaluar temperaturat janë të ulëta. Në rajonin verior makinat mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, në pjesën qëndrore Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, ndërsa në Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak –Goricë me goma dimri ose zinxhir.
Njoftimi i plotë:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
RAJONIO QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë