KANBERRA, 30 qershor /ATSH- DPA/ – Koala do të zhduket në shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut para vitit 2050, nëse nuk ka një ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë.

Raporti u lëshua pas një studimi njëvjeçar të kryer nga një komitet parlamentar i Uellsit të Ri të Jugut (NSW).

Ekspertët raportuan se zjarret e fundit të pyjeve, që dogjën mbi 5.5 milionë hektarë tokë në Uellsin e Ri të Jugut, kanë vrarë të paktën 5 000 koala, ndërsa zjarret kanë shkatërruar gati një të katërtën e habitatit të koalave.

Në Uellsin e Ri të Jugut, ku koalat përcaktohen si specie të rrezikuara, popullatat tashmë janë në telashe nga humbja e habitatit, vrasjet në rrugë, sulmet e qenve, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet.

“Shkatërrimi i vazhdueshëm i habitatit të koalave përmes pastrimit të tokës për bujqësi, zhvillim, minierë dhe pylltari ka prekur seriozisht shumicën e popullsisë së tyre në këtë shtet për shumë dekada”, tha kryetari i komisionit Cate Faehrmann në raport.

ATSH