KANBERRA, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Linja ajrore australiane, “Qantas” do të shkurtojë 6 000 vende pune në të gjithë biznesin e saj dhe do të vazhdojë të pezullojë edhe punën e rreth 15 000 të punësuarve të tjerë për shkak të COVID-19.

Linja ajrore deklaroi se do ndalojë të paktën 100 avionë deri në 12 muaj, duke përfshirë pjesën më të madhe të flotës ndërkombëtare dhe të zvogëlojë kostot me 10,3 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.

“Shumica e linjave ajrore do të duhet të ristrukturohen në mënyrë që të mbijetojnë, gjë që gjithashtu do të thotë se ata do të vijnë dhe më konkurrues”, deklaroi shefi ekzekutiv i grupit “Qantas”, Alan Joyce.

Grupi, që zotëron “Qantas” dhe linjën ajrore me kosto të ulët “Jetstar”, ka pezulluar punën për dy të tretat e 29 000 punonjësve në mars.

Rreth 8 000 prej tyre pritet të kthehen në punë para gushtit.

ATSH