/ATSH – Grupi muzikor austriak “Opus” po planifikon të tërhiqet nga jeta muzikore pas një koncerti përfundimtar në fund të vitit të ardhshëm, njoftoi sot vetë grupi, që njihet për këngën himn të viteve ’80 “Live is Life”.

“Ne duam të tërhiqemi, ndërsa jemi ende të fortë”, tha kitaristi 65-vjeçar i “Opus”, Ewald Pfleger.

“Askush nga ne nuk është milioner, por ne mund të jetojmë jashtë muzikës sonë,” tha ai.

Sipas Pfleger, kënga e tyre Live is Life” luhet ende 300 deri në 400 herë, çdo ditë, nga stacionet radio nëpër botë dhe merr gjysmë milione shikime të përditshme në Youtube.