Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë për shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, teksa deklaroi se një kompani e njohur ka kërkuar të vendoset pranë këtij aeroporti.
“Do të vijnë për tu mirëmbajtur jo vetëm avionë që fluturojnë për dhe nga vendi ynë, por edhe avionë të kompanive të tjera, falë përfshirjes në këtë iniciativë të një tjetër kompanie të madhe që ka kërkuar prej kohësh të ketë një zonë dhe nuk arrinim dot t’ja jepnim sepse s’të linte kinezi”, deklaroi kryeministri.
Nga ana tjetër, tha Rama ka edhe një element tjetër që është ai i kargos.
“Ne nuk kemi kargo në kuptimin e një skeduli që avionët të vijnë si avionë mallrash”, bëri të ditur Rama.
Sipas kryeministrit, këto i japin Vlorës një dimension të ri me impakt rajonal në aspektin e kargos.
Njëkohësisht Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe shtëpia e Air Albanias.