, 4 gusht /ATSH-I.Vata/- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e disa portaleve, të cilat ditën e sotme kanë shkruar se, polici Arjan Tase që vrau fëmijën 7-vjeçar me skaf në Himarë, është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter, Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor.

“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh medietikë dhe nga mbrapa politikë, arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhje me këtë individ, që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla.