Opozita është kundër interesave të shqiptarisë. Një ditë para 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Partia Demokratike bën thirrje për rrëzim të pushtetit pa vota ose me dhunë”, – tha Balla në “ABC News”.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkon të marrë pushtetin pa votë dhe të vijë në pushtet me dhunë, theksoi Balla.

“Mesazhet e opozitës janë të qarta. Thirrjet e opozitës janë të paligjshme, pasi Kushtetuta e ndalon rrëzimin me dhunë të pushtetit. Opozita ta harrojë që mund të fitojë bonus, siç mori në 2017-ën. Ta dinë njerëzit, Luli kërkon ndonjë ministri me bërë ndonjë tender. Luli nuk kërkon zgjedhje, kërkon të bëjë marrëveshje. Luli vazhdimisht çon habere për këtë punë. Luli dhe mesazhet që jep thotë, dua të bëhem pjesë e pushtetit pa votë. Lulzim Basha kërkon të marrë pushtet pa votë, kërkon të vijë në pushtet me ne, por pa votë. Këtë dëshirë nuk ia plotësojmë dot”, – tha Balla.

Po ashtu, Balla theksoi se “sa herë që shqiptaria është në moment të rëndësishëm, siç ishte sot ratifikimi i marrëveshjen së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, pasnesër është 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, gjithmonë Sali Berisha gjendet aty për t’i prishur punë Shqipërisë”.

“Një ditë para 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, PD bën thirrje për rrëzim të pushtetit me dhunë dhe këto nuk janë të rastësishme. Kur në Rambuje zhvilloheshin bisedimet, në Shqipëri opozita e Saliut, bënte protesta”, – përfundoi Balla.

Atsh