Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar paraditen e së dielës në Librazhd.

Në një prononcim për median, Balla tha se “sot është një ditë e rëndësishme dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, në këtë ditë të bukur me diell, të dalin e të votojnë“.

“Të votojnë për të ardhmen e tyre. Për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Elbasanit, shumë mirënjohje dhe punë të mëdha na presin përpara” – u shpreh ai.

Balla deklaroi se “ajo që mendoj se duhet për të gjithë, është se humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”.