ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka pritur në një takim të parë për këtë vit Këshillin Kombëtar të Prindërve.
“Mirëpritëm në një takim të rëndësishëm Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili është një ndër partnerët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit parauniversitar”, shprehet Kushi.
Një nga temat kryesore të bashkëbisedimit gjatë këtij takimi ishte siguria e fëmijëve në përdorimin e internetit, ku roli i prindërve konsiderohet si shumë i rëndësishëm.
Ministrja Kushi theksoi se “bashkëpunimi i institucioneve arsimore me prindërit është e vetmja mënyrë që minimizon pasojat negative që sjell aksesi i pakontrolluar”