Deri në vitin 2030, ”Bentley” do të prodhojë modele ekskluzivisht me energji elektrike. Kjo do të thotë që formacioni aktual i motorëve është i destinuar t’ia lerë vendin shtytjes me “shkarkime zero”. Afati i treguar nga ”Bentley” është, në fakt, afatgjatë, 10 vjet duke filluar që tani.

Por, si do të arrihet deri atje?

  • Deri në vitin 2023, një variant hibrid për secilin model.
  • Në vitin 2025 debutimi i parë ”Bentley” me energji elektrike.
  • Deri në vitin 2026, diapazoni ”Bentley” do të përqendrohet vetëm në modelet hibride dhe plug-in hibride./ a.jor.