Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati 7-të i banesës ku jetonte duke humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 te banesat sociale.
“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Ora News.tv/