ATSH-ANSA/ – Zbulohet gjeni përgjegjës për procesin e plakjes së bimës së domates.
Ai quhet Hebe, ashtu si perëndesha e rinisë në mitologjinë greke, dhe çaktivizimi i tij do të lejojë të përftohen kultivime më të gjata, sipas studimit të botuar në revistën shkencore ”Reports” nga studiues të Departamentit të Bioshkencave të Universitetit Shtetëror të Milanos.
Studimi i proceseve të pjekurisë dhe plakjes së bimëve është me interes të madh për bujqësinë, pasi të qenit në gjendje të zgjasë jetën e bimës dhe aftësinë fotosintetike të gjetheve të saj lejon në fakt rritjen e biomasës, të produktit, konservimin dhe akumulimin e substancave.
”Kur një gjethe kthehet në të verdhë, fillon një proces që karakterizohet nga disa ndryshime, siç është ‘çmontimi’ i organeleve qelizorë dhe degradimi i klorofilit. Kjo kaskadë e ngjarjeve rregullohet nga molekulat dhe detyra e tyre është që të lidhen me ADN-në për të rregulluar transkriptimin e saj, pra procesin me të cilin informacioni te gjenet kopjohet për ‘t’u përkthyer’ në proteina”, theksuan studiuesit. /os/