Kryeministri britanik, Rishi Sunak po përballet me një provë të tretë zgjedhore pasi një aleat i ngushtë i ish-kryeministrit Boris Johnson dha sot dorëheqjen nga Dhoma e Komuneve, (Commons), me efekt të menjëhershëm.

Deputeti Nigel Adams njoftoi sot se ai po ndiqte shembullin e ish-kryeministrit dhe ish-ministres së Kulturës, Nadine Dorries për t’u larguar nga Westminster.

Në një postim në Twitter, Adams tha:

“Dje, Konservatorët Selby zgjodhën një kandidat të ri të shkëlqyer parlamentar”, tha në një postim në Twitter, Adams.

“Sot kam informuar kryetarin e parlamentit se do të largohem si deputete me efekt të menjëhershëm”, shtoi ai.

“Ka qenë një nder të përfaqësoj zonën ku u rrita dhe u arsimova”, tha ai.

Ka pasur spekulime se Downing Street donte që emrat e tyre të hiqeshin për të shmangur garat zgjedhore të pjesshme, megjithëse qeveria tha se Sunak nuk kishte asnjë përfshirje në listën përfundimtare.

Ndërsa konservatorët gëzojnë një shumicë prej 20 000 në Selby dhe Ainsty, vendimi i Adams për t’u larguar menjëherë, në vend që të presë deri në zgjedhjet e ardhshme do të thotë se konservatorët do të përballen me gara zgjedhore në tre fronte.