Covid-19 i ka marrë jetën këngëtarit ikonë të muzikës pop, Phil Spector. Pjesëtari i grupit, Wall of Sound humbi jetën sot në moshën 81-vjeçare.

Phil Spector është prodhuesi i 20 hiteve kryesore midis viteve 1961 dhe 1965 dhe bashkëpunoi për projekte me Beatles, Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner. Ai ndikoi në një gamë të gjerë artistësh, nga Beach Boys tek Bruce Springsteen, ku përfshiu “Sound Spector” në Born to Run.

Phil Spector u diagnostikua me COVID-19 katër javë më parë dhe u transferua nga qelia e burgut, ku po vuante një dënim me 19 vjet burg për vrasjen e Lana Clarkson, në një spital.

Aty Spector humbi betejën me sëmundjen pas komplikacioneve të shkaktura nga koronavirusi.

phil.jpg