Jan Weitzel, nga qyteti Alsfeld, tha për transmetuesin publik gjerman “Hessischer Rundfunk” se mbeti i tronditur kur mësoi se imazhi i rremë po qarkullonte gjerësisht pas fitores 7-1 të Gjermanisë ndaj Curaçao në Houston.
Edhe pse ai vetë nuk identifikohet qartë në foto, djali i tij shihet qartë në imazhin e manipuluar.
Një postim në rrjetin social X, që pretendonte se tregonte tifozë gjermanë duke festuar golin me penallti të Kai Havertz pranë një figure që ngjante me Hitlerin, mblodhi mbi një milion shikime.
Sipas ekipit të verifikimit të fakteve të dpa-së, përmbajtja ishte krijuar me mjete të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga Open AI.
Gjithashtu qarkulluan video të rreme që pretendonin se tifozët gjermanë po bënin përshëndetjen naziste.
Weitzel deklaroi se ka raportuar rastin te autoritetet në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa familjarë dhe miq të tij kanë bërë gjithashtu kallëzime.
Ai tha se ka pasur kontakte edhe me Zyrën Federale të Hetimit (FBI), ndërsa autori i dyshuar besohet të jetë nga SHBA-ja.
Pavarësisht incidentit, Weitzel nuk dëshiron që ngjarja t’ia prishë përvojën në Botëror. Ai ka konfirmuar se do të udhëtojë me djalin e tij në Toronto për të ndjekur ndeshjen e radhës së Gjermanisë kundër Bregut të Fildishtë, duke theksuar se nuk do të lejojë që kjo situatë t’ua zbehë emocionet e turneut./ /Ad.Ab./ a.jor.



























