ATSH/- Zvicra u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Kolumbinë 4-3 me penallti, pas një ndeshjeje që përfundoi 0-0 edhe pas 120 minutave lojë, sipas BBC.

Heroi i Zvicrës ishte portieri Gregor Kobel, i cili priti penalltinë vendimtare të Cucho Hernández.

Penalltinë që vulosi fitoren dhe kualifikimin e Zvicrës e shënoi Ruben Vargas.

Me këtë fitore, Zvicra siguroi për herë të parë që nga viti 1954 një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Në fazën tjetër do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën.

Ndeshja ishte e ekuilibruar, me pak raste të për të shënuar gol.

Kolumbia pati mundësinë më të mirë në fund të kohës shtesë, por Jaminton Campaz e dërgoi topin mbi portë.

Kolumbia largohet nga turneu botëror, edhe pse pësoi vetëm një gol gjatë gjithë garës.

Edhe pse krijoi disa raste për të shënuar gol, Kolumbia nuk i shfrytëzoi ato dhe humbi në penallti.

Zvicra luajti pa Johan Manzambi, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi, një nga lojtarët më të spikatur të ekipit në këtë Botëror.

Ndërsa Ruben Vargas, i cili hyri në lojë si zëvendësues, shënoi penalltinë vendimtare që kualifikoi Zvicrën në çerekfinale. //a.i/

.