ATSH-ANSA/ – Pandemia Covid-19 nuk e ka ndalur zhvillimin e 5G globalisht, sipas raportit të fundit të kompanisë ”Ericsson”, në fund të vitit 2020, mbulimi me këtë teknologji do të arrijë në një miliard persona.

Për sa i përket pajtimeve dhe shërbimeve, rrjeti 5G do të ketë 220 milionë kontrata, nga të cilat 175 milionë në Kinë, 80% e totalit, dhe brenda gjashtë viteve, do të ketë 3,5 miliardë pajtime 5G, mjaftueshëm për të përfaqësuar mbi 50% të trafikut global të të dhënave celulare.

Megjithatë, mbulimi i një zone më të madhe të botës përmes rrjetit 5G është ende larg nga afrimi i një diapazoni të konsiderueshëm.

Miliarda përdorues mund të përfitojnë nga standardi i gjeneratës së re brenda vitit, i barabartë me 15% të popullsisë, ndërsa në 2026 do të arrijë 60%.

Raporti i ”Ericsson” parashikon që në Amerikën e Veriut, deri në fund të vitit, rreth 4% e pajtimeve në celular do të jenë 5G, një trend që po vazhdon në nivelin më të lartë të çdo rajoni në botë.   /os/