Qipro, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi dje se faza e parë e negociatave mund të hapet më 15 qershor, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg.
Megjithëse Bashkimi Evropian hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukraine dhe Moldavia në qershor të vitit 2024, nisja e negociatave konkrete me Ukrainën u bllokua nga vetoja e Hungarisë.
Procesi rifitoi vrull pas humbjes në zgjedhje të ish-kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Pasardhësi i tij, Peter Magyar njoftoi dje se Hungaria dhe Ukraina, kanë arritur një marrëveshje për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në Ukrainë, një kusht kyç për mbështetjen e Budapestit ndaj procesit të anëtarësimit.
Grupkapitulli i parë i negociatave përqendrohet te çështjet themelore, përfshirë shtetin e së drejtës, reformën në drejtësi dhe standardet e administratës publike.
Negociatat për anëtarësim në BE, zakonisht janë procese të gjata që mund të zgjasin me vite.
Ato ndahen në gjashtë grupkapituj tematikë dhe nuk garantojnë automatikisht anëtarësimin e vendit kandidat.
Një shembull i tillë është Turqia, negociatat e së cilës me BE-në nisën në vitin 2005, por prej vitesh janë praktikisht të ngrira, për shkak të shqetësimeve lidhur me demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore. //a.i/



























