Ky është një rishikim i lehtë në rënie prej 12,7 % që Eurostat kishte treguar në një vlerësim paraprak muajin e kaluar.

”Ndërkohë, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në të gjithë BE vlerësohet të jetë rritur me 11,6%”, theksoi zyra me bazë në Luksemburg.

Eurostat më parë vlerësoi që ky numër të ishte 12,1%.

“Këto kanë qenë deri tani rritjet më të forta të vërejtura që kur filluam botimin e statistikave në 1995”, deklaroi Eurostat.

Masat e ashpra të bllokimit u hoqën në tremujorin e tretë, midis korrikut dhe shtatorit kur restorantet, dyqanet dhe hotelet u rihapën edhe në shtetet anëtare më të prekura nga virusi.

Statistikat e reja i paraprijnë çdo ndikimi që mund të kenë masat e reja bllokuese.  /os/