BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Europianët dhe kinezët organizojnë sot një samit virtual në përpjekje për të zgjidhur disa mosmarrëveshje dhe për të përgatitur një takim të jashtëzakonshëm të drejtuesve të tyre, pika kryesore e të cilit do të jetë nënshkrimi i një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve.

“Uashingtoni e shikon këtë samit me një sy shumë të keq. Partia Komuniste kineze kërkon t’iu detyrojë të zgjidhni mes SHBA-së dhe Kinës”, paralajmëroi kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Përfaqësuesit e BE-së, si presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të takohen me kryeministrin, Li Keqiang. Edhe presidenti kinez, Xi Jinping do të marrë pjesë në takim”, sipas zyrtarëve kinezë.

“Kina i kushton një rëndësi të madhe këtij takimi dhe është e gatshme të punojë me BE për të arritur rezultate pozitive “, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.

ATSH