Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për mbështetjen e bujqësisë, Rama tha se “nuk ekziston asnjë vend ku uji për vaditje të merret falas”.

“Flas për vende që e mbështesin bujqësinë shumë fort. Këtu nuk kemi hyrë fare në ato procese se duam t’ i japim frymëmarrje sektorit që vjen nga një prapambetje shumë e thellë. Sot sektori po çlirohet nga shumë pesha të së shkuarës dhe ka akoma punë për të bërë që të hyjë në një epokë të re”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se “nafta nuk ka asnjë taksë për bujqësinë”. “Ne duam të rrisim numrin e përfituesve, por për këtë duhet të rritur numri i atyre që formalizohen. Ne nuk mund të vazhodjmë të hedhim para të buxhetit të shtetit për subjekte që jetojnë në informalitet e individë që nuk regjistrohen”, tha Rama.

Duke prezantuar buxhetin, Kryeministri shprehu bindjen se “ky vit do të sjellë një tjetër hap të madh para duke pasur parasysh se tani që flasim kemi një numër të konsiderueshëm projektesh në proces”.

Sipas tij, “janë mbi 200 investime të reja në produktivitet që krijojnë zinxhir vlere dhe jo para të hedhura për të kaluar vitin”. /j.p/