Udhëtimi në destinacione më pak të njohura ofron përvoja unike dhe njohuri për kultura të ndryshme. Ndërsa pikat e njohura turistike shpesh marrin vëmendjen më të madhe, eksplorimi i këtyre vendeve alternative ofron përfitime përtej kursimeve të kostos”.

 

 

“Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar brenda vitit dhe listën e plotësojnë Uzbekistani, Butani, Finlanda e Laosi.

 

Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore e pasurisë kulturore. Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare përgjatë detit Jon e që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë.

 

 

Shqipëria karakterizohet nga male dhe lugina mahnitëse, ku vizitorët mund të eksplorojnë qytete të epokës osmane, rrënojat romake e liqene piktoreske. Tirana, kryeqyteti, paraqet një atmosferë të gjallë urbane me kafene, restorante e muze.

 

Kuzhina lokale ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah përbërësit e freskët. Ndërsa turizmi rritet, gjuha dhe traditat unike të Shqipërisë ofrojnë një përvojë të veçantë për vizitorët.

 

Vazhdimisht, në mediat e huaja i bëhet jehonë Shqipërisë turistike dhe asaj që ofron vendi ynë, si një destinacion gjithnjë e më shumë i rekomanduar për t’u vizituar. Pak javë më parë, statistikat më të fundit të ofruara rikonfirmuan suksesin e turizmit, me një numër të lartë vizitorësh.tch