Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj tha sot në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë ishte absolutisht i merituar dhe i drejtë .

“Ky është një vendim që do të ndihmojë në thellimin e reformave në Shqipëri dhe në forcimin e pranisë së BE-së në rajon”, tha Cakaj.

Po ashtu Cakaj tha se, “Shqipëria, ndërkaq, do të vazhdojë me vullnet të palëkundur e me plotësimin e të gjitha detyrimeve për të avancuar tutje në shkallët e mëtejme të procesit të anëtarësimit në BE!”. /a.a/atsh